Home POLITIKE Fatbardh Kadi...

Fatbardh Kadilli: Të dy kampet e PD-së janë mbërthyer në betejën për vulën

174
0

Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli komenton vendimin e fundit të grupimit të Enkelejd Alibeajt, për të tërhequr ankimimin në Gjykatën e Apelit për bashkimin e dy kuvendeve.

Për të dy kampet janë mbërthyer në një betejë për vulën dhe zyrën e PD-së, por që shqiptarët presin tjetër gjë nga opozita dhe pikërisht ofertën për të larguar qeverinë e Ramës, të cilën ajo nuk po e jep.

“Dy palët janë në një betejë juridike, por ndarja nuk është e tillë. Edhe nëse do të presim një vendim gjykate dhe do kemi një akt që i jep të drejtë njërës palë, ndarja do të jetë politike dhe PD do të jetë në dy kampe. Të dy kampet janë mbërthyer në betejën për vulën dhe selinë si fitore mbi njëri-tjetrin. Duke u marrë me vulën, zyrën, Kuvendin legjitim, të gjitha këto janë shpenzim energjish, ndarje e partisë dhe degradim i opozitës. Shqiptarë presin nga ne si do të largojmë këtë regjim”, tha Kadilli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit