Home Sporti Fatjon Kodra:...

Fatjon Kodra: Vetëm një skuadër e ka vendin e sigurt në “Final Four”

28
0

Drejtori i Komunikimit dhe PR në Federatën Shqiptare të Futbollit, Fatjon Kodra shprehet se sipas tij vetëm skuadra e Egnatias duket se ka qëndrueshmërinë dhe ecurinë e duhur për të thënë që tani se do të jetë në “Final Four”. Duke folur në emisionin “Elitë Show” në “SuperSport”, Kodra u shpreh se skuadrat e tjera kanë shumë luhatje dhe sipas tij në fund do mësohen ekipet e tjera që do garojnë për titullin e Superligës.

“Me përjashtim të Egnatias që besoj se do shkojë patjetër në ‘Final Four’, pjesa që vjen mbrapa nga vendi i dytë e mbrapa duket shumë e vështirë ta përcaktosh pasi ka luhatje dhe deri në javën e fundit besoj do ketë luhatje dhe po ashtu edhe garë për një vend në ‘Final Four’”.

Kreu i PR-it në FSHF deklaroi se klubet duhet ta promovojnë në më shumë punën  e tyre dhe duhet t’i nxisin tifozët që të shkojnë në stadiume.

“Ne jemi përpjekur t’i mbështesim vazhdimisht dhe këmbëngulim që klubet duhet të investojnë dhe të fokusohen më shumë te pjesa e PR-it dhe e promovimit të produktit të tyre. Ne jo vetëm i kemi nxitur, por edhe u kemi ofruar mbështetje klubeve, megjithatë ata vetë duhet të jenë më aktivë në promovimin e produkteve të tyre, në mënyrë që në stadium të ketë sa më shumë tifozë”, u shpreh Fatjon Kodra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit