Home POLITIKE Fatmir Xhafaj...

Fatmir Xhafaj vlerëson SPAK, por kritikon gjyqësorin

123
0

Sistemi gjyqësor ka vonesa të mëdha, nuk janë veç shkak i vakancave të krijuara nga Vetting-u, por edhe rezultat i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. I këtij mendimi është ish-ministri socialist Fatmir Xhafaj, i cili 8 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, të cilën edhe e udhëhoqi, nuk kursen kritikat ndaj gjyqtarëve.

“Ne flasim për një numër të madh çështjesh, për “back log” të jashtëzakonshëm. Është e vërtetë se një pjesë është krijuar nga vakancat për shkak të vettingut, por është po aq e vërtetë se po të kishte një analizë, do të dilte se një pjesë e kësaj situate, krijohet për shkak të zvarritjes së tyre në hetim e gjykim. Ashtu siç ndodh në rastin e PD-së. Prej muajsh të tërë, vite të tera zgjaten çështje që janë sensitive, që janë të paarsyeshme. Nuk ka të bëj me vakancat, ka të bëj me përgjegjshmërinë”,-tha Xhafaj.

Po ashtu këto kritika Xhafaj i shoqëroi me kërkesën për të reformuar mënyrën e monitorimit të institucioneve të pavarura, e më konkretisht atyre të drejtësisë që të jenë më eficente në punën e tyre, duke i ofruar si shembull SPAK.

“SPAK me gjithë problematikat po perfomon shumë mirë dhe meriton shumë vlerësim në disa aspekte. E kam thënë edhe në vitet e mëparshme, strukturat përkatëse këtu në kuvend duhet të reformojë të gjithë punën e saj. Nuk ka pse struktura e monitorimit të mbështetet te raportet”.- shtoi Xhafaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit