Fatos Lubonja: Rama me “Open Balkan” duhet parë si një njeri që ka detyrë që për të ndenjur në pushtet të mbulojë këtë gjë

Analisti Fatos Lubonja thotë se situata e kriminalitetit në vend vjen si pasojë e një ekonomie që ai e quan ‘kriminale’, teksa vë gishtin e përgjegjësisë tek politika.

“Sot kemi një shtet të kapur nga krimi, ndryshe kam thënë në cdo shtet ka mafia por këtu tek ne mafia ka shtetin e vet dhe ky është kryeminisrti i këtij shteti ku mafia ka shtetin e vet”, tha Lubonja në emisionin “Pikat mbi i” në News 24.

Sipas analistit, “kryeministri që shkon atje të bëjë Open Balkan duhet parë si një fasadë, si një njeri që ka detyrë që për të ndenjur në pushtet të mbulojë këtë gjë këtu, duke e mbuluar si thoshte atëherë që janë desinfektues mushkonjash kur denoncoheshin avionët që sillnin drogë këtu”.

 

SHKARKO APP