Fenomeni Ronaldo: Superliga një ide e mirë, tifozët duan të shohin ndeshje mes më të mirëve

Në një intervistë të gjatë të thënë për “The Athletic”, Ronaldo “Fenomeni” ka folur për projektin e Superligës, të cilin ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit e miraton.

“Nuk është një ide e keqe. Tifozët duan të shohin ndeshjet më të rëndësishme. Ata që dashurojnë futbollin duan të shohin Realin e Madridit të luajë kundër Milanit, Interit, PSG-së apo Manchester City.

Sot tifozët janë shumë të zënë. Duam që të shohim këto përballje pa qenë nevoja që të presim çerekfinalen apo gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Pamë të kishte protesta në Angli, sepse ndoshta ideja nuk iu shpjegua mirë njerëzve ose u kuptua në mënyrën e gabuar.

Besoj se projekti është shumë i mirë dhe në të ardhmen e afërt të ketë të reja për klubet dhe tifozët. Duhet të përmirësojmë produktin tonë”, deklaroi braziliani.

 

SHKARKO APP