Ferdinand: Solskjaer duhet t’i kishte thënë Ronaldos të ulej në stol!

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka kritikuar Cristiano Ronaldon për rolin që bëri pasi u zëvendësua ndaj Young Boys.

CR7 shënoi në pjesën e parë ndaj Young Boys, por skuadra zvicerane arriti që të përmbys shifrat. Pasi u zëvendësua, Ronaldo u ngrit disa herë për të dhënë udhëzime, teksa kjo nuk i ka pëlqyer ish-futbollistit.

“Nëse do isha trajner, do i thosha të ulej në stol. E kuptoj. E ka nga pasioni, dëshiron të fitojë, është i dëshpëruar për fitore dhe nuk mund të ndalet”, u shpreh Ferdinand.

SHKARKO APP