Home Sporti FIFA bën gati...

FIFA bën gati revolucionin në futboll për pozicionin jashtë loje

1401
0

FIFA është gati që të ndërmarrë hapin gjigant për të ndryshuar futbollin. Sipas “The Athletic”, organi më i lartë i futbollit botëror i ka kërkuar Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) të vazhdojë dhe të miratojë rregulloret e reja revolucionare mbi pozicionin jashtë loje, të cilat vazhdojnë të testohen.

Legjenda e Arsenalit, Arséne Wenger është truri që ka punuar mbi këtë ide të re. Që nga viti 1990 është njohur “offside” në rastet kur çdo lojtar në ekipin sulmues e ka një pjesë të trupit të tij përpara mbrojtësit të fundit kundërshtar (në linjë të drejtë). Kur janë shënuar gola në pozicione të tillë, ato janë anuluar, por duket se nuk do të vazhdojë gjatë kështu.

Ajo që propozon FIFA dhe që mund të nënkuptojë një ndryshim shumë të rëndësishëm në futboll, do të thotë që një lojtar do të ishte në pozicion jashtë loje kur i gjithë trupi i tij të jetë midis mbrojtësit të parafundit dhe portës.

Domethënë, për sa kohë që njëra këmbë është në vijë të drejtë me lojtarin kundërshtar, sado që pjesa tjetër e trupit të jetë përpara, nuk do të konsiderohet “offside”.

Baza e idesë është zvogëlimi i numrit të “offside”-ve për ndeshje dhe lehtësimi i identifikimit të tyre, por është evidente se kjo do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në strategjitë e skuadrave, veçanërisht ato që vendosin të bëjnë presion përpara.

Për momentin, IFAB ka pranuar tashmë që ta trajtojë këtë propozim të ri pas testeve që u kryen në kampionatin U-18 në Itali, si dhe ato të mëpasshme në Holandë e Suedi.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit