Home Sporti “Final Four”/...

“Final Four”/ Skënderbeu mund Vllazninë në “Air Albania” dhe siguron vendin e tretë në renditje

258
0

Skënderbeu fitoi finale e vogël të “Final Four” ndaj Vllaznisë duke siguruar vendin e tretë në renditje. Korçarët triumfuan në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 3-2.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Skënderbeun që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me Nikajn.

Më pas ishte radha e Liços, që realizoi edhe golin e dytë në minutën e 16-të. Korçarët nuk e ndalën hapin dhe shënuan edhe golin e tretë në minutën e 31-të me Rashicën, i cili u tregua i  saktë i vetëm përballë portierit.

Vllaznia ngushtoi rezultatin me Malën në minutën e 42-të falë një penalltie. Pjesa e parë u mbyll 3-1.

Në fraksionin e dytë Vllaznia ishte më kërkuese dhe fitoi sërish një penallti. Nga pika e bardhë Bekim Balaj u tregua i saktë dhe shënoi golin e dytë në minutën e 81-të. Më pas shkodranët mbetën me 10 lojtarë pasi Stojanovic u largua me karton të kuq.

Deri në fund Skënderbeu mbrojti fitoren duke siguruar edhe vendin e tretë në renditje ndërsa Vllaznia e mbyll sezonin në vendin e katërt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit