Home Sporti Fitore në fun...

Fitore në fundin e lojës ndaj Kukësit, Tirana nis shkëputjen në krye të renditjes

204
0

Mbrëmjen e kësaj të hëne, Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti Kukësin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.

Fitore me shumë vlera për bardheblutë që nisin shkëputjen dhe mbajnë vendin e parë me 50 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Partizanit, që u ndalën më herët në barazim nga Egnatia.

Sa i përket ndeshjes, Tirana kaloi në avantazh me Hilën në minutën e 42-të, ndërsa verilindorët barazuan shifrat në minutën e 51. Duhet të vinte minuta e 89-të, që Tirana të shënonte edhe golin e fitores. Sulmuesi Hasani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin që vlen 3 pikët. Ndërkohë Kukësi mban vendin e 7-të me 35 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit