Fjala e fundit si deputete në Kuvend, Kodheli: Nuk kam bërë mrekullira

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputetja e PS-së, Mimi Kodheli dha fjalimin e ”lamtumirës” nga posti i deputetes. Në zgjedhje ajo ishte renditur e 21-ta në listën e Tiranës dhe nuk arriti të fitonte mandatin.

”Faleminderit të gjithëve miqve socialiste nga bjeshkët e Namuna, deri në Finiq, të Shkodrës, Vlorës, Tiranës padyshim. Faleminderit të gjithë qytetarëve që me mua kanë qarë dhe qeshur.

Faleminderit grave të jashtëzakonshme të Shqipërisë, mbështetjes sime të madhe. Nuk kam bërë mrekullira, por angazhimi ka qenë maksimal. Faleminderit Edi Rama për besimin për të përfaqësuar atdheun.

Ke qenë mik, shok e koleg. Ju falenderoj nga zemra, shpresoj të shihemi së shpejti duke bërë punë të mira dhe punë të mbarë”.

SHKARKO APP