Home POLITIKE Flamur Noka: ...

Flamur Noka: Edi Rama i korruptuar në dosjen McGonigal, do ta rrëzojmë

39
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike pranë grupimit të Sali Berishës dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Flamur Noka, tha se Charles McGonigal loboi për të shpallur non grata Sali Berishën dhe se në dosjen e tij, kryeministri Edi Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar.

Pjesë nga fjala:

Kjo ditë do të mbahet mend gjatë. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë, projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës kundër pluralizmit.

Një person që qeveris prej 11 vitesh, që ka kapur të gjitha pushtetet, që blen votat, që ndanë pasuritë e vendit, që është në krye të çdo afere, që u jep miliona euro familjarëve, që udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu 4 milionë euro. I bën thjesht jo për ju por për tekat personale. Sot me këtë vërshim madhështor, ky person është i vetmi që është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, ëndrrës për mbretërim.

Vëllezër, edhe pse na burgosi liderin tonë, me një proces politik dhe bandidesk dhe fund e krye pa prova, jemi për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu. Edhe pse përdori McGonigal për non gratën politike të Sali Berishës, përsëri Edi Rama nuk ia doli të na nënshtrojë. Në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar. Ndaj i themi nuk të njohim më për kryeministër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit