Home Sporti Flet “njeriu ...

Flet “njeriu më i shpejtë në botë”, Jacobs: As ëndrrat si kam parë kaq të bukura sa realiteti!

78
0

Njeriu më i shpejtë në botë, Marcell Jacobs më në fund ka thënë fjalët e para pas triumfit në Lojërat Olimpike në Tokio. Atleti italian i mahniti të gjithë ditën e djeshme me kohën 9.8 sekonda, duke u bërë i pari italian që arrin të fitojë garën e 100 metrave në Olimpiadë.

Në intervistën e dhënë për Gazzetta dello Sport ai është shprehur: “Nuk kam arritur asgjë. Ishte diçka e bukur të dëgjoje himnin kur isha në podin me një medalje në qafë që peshonte 1 kuintal, ishte vërtet një emocion unik. Ëndrrat kur i shihja nuk ishin kaq të bukura sa realiteti.

Kam të dielën që nuk fle. Provoja që të flija, por nuk arrija. Shihja gjithçka që thuhej në Itali, në rrjetet sociale. Kam pasur një mbështetje të madhe nga të gjithë. Ishte fantastike, pasi nuk e prisja dicka të tillë”, tha Jacobs, i cili të dielën emocionoi gjithë Italinë dhe jo vetëm me vrapimin e tij fantastik. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit