Forumi Ekonomik i Davosit, Rama: Jemi ende nën sulm kibernetik nga Irani

Në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri Edi Rama foli për ”luftën” me agresionin që erdhi nga Irani, që sipas tij vazhdon çdo ditë me sulme kibernetike.

”E dimë që infrastruktura kritike është në rrezik. Jemi ende nën sulm. Praktikisht çdo ditë. Është shumë sfilitëse, e frikshme. Disi pamë anën tjetër të këtij bekimi të teknologjisë, që është mallkimi i teknologjisë”,-tha Rama.

Nga ana tjetër, duke folur për çfarë do të ofrojë qeveria e tij për mbrojtjen e qytetarëve, kryeministri Rama theksoi edhe se ndërtimi i mburojës kibernetike kërkon kohë dhe mbi të gjitha shumë fonde.

”Po të pyesësh çdo kryeministër në botë se çfarë mendon për kostot, do të thotë që ndjen dhimbje. Ndaj nuk është një pyetje shumë e mirë, por do përpiqem t’i mbijetoj dhimbjes. Është ndryshe kur investon për të bërë diçka, sepse njerëzit do ta shohin dhe do të të mbështesin; Është ndryshe kur investon për të mos lejuar diçka të ndodhë. Njerëzit do thonë, nga çfarë po e mbron, nuk ekziston”,-tha më tej Rama.

SHKARKO APP