FOTO/ Gati sinjalistika në aksin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave, Rama: Lehtësohet ndjeshëm qarkullimi

Në segmentin nyja e Shkozetit-mbikalimi i Plepave në Durrës, me gjatësi prej 4 km, kanë përfunduar edhe punimet e sinjalistikës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga rruga e përfunduar me sinjalistikë, duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve. ”Falë kësaj ndërhyrjeje tashmë qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm”.

Ky segment, pjesë e anashkalimit të Durrësit, është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë-Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa dhe rrugën Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.

Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor.

SHKARKO APP