FOTO/ Gropa më madhe në botë dhe misteri që e rrethon

Në komunën rurale Chongqing në Kinë, një gropë super e madhe ka zgjuar kureshtjen e studiuesve prej vitesh. U zbulua në vitin 1994, por gjeologët ende nuk janë të sigurt se si është formuar.

Disa mendojnë se formacioni misterioz është rezultat i përplasjes së një meteori në Tokë. Të tjerë besojnë se u formua gradualisht gjatë 128.000 vjetësh, pasi uji që derdhej në lumenjtë nëntokësorë, gdhendi shkëmbinjtë gëlqerorë përreth saj.

660 metra thellësi, Xiaozhai Tiankeng është gropa më e thellë dhe më e madhe në botë. Tiankeng do të thotë “Gropa qiellore”, ku strehohet një ekosistem i pasur me rreth 1285 lloje bimore dhe shtazore.

Në sezonin e shirave, një ujëvarë vërshon në grykën e humnerës, duke ushqyer lumenjtë nëntokësorë dhe një rrjet ujor në shpellat poshtë saj.

SHKARKO APP