Home POLITIKE FOTO/ Kryebas...

FOTO/ Kryebashkiaku Beci tregon për karnavalet në Shkodër: Nisi në vitin 1860

66
0

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka ndarë me ndjekësit një traditë të këtij qyteti, që ka të bëjë me karnavalet. ”Gojëdhëna më vjetër e cila na përcillet nga Gjush Sheldia nis kështu: “Në vitin 1860 erdhën në Shkodër dy këpucarë: njani hungarez, Shtjefën Ingris, tjetri Dalmatin, Jovan Drakutinoviqi. Të dy mjeshtrat i tregojshin punëtorve rreth kremtimeve të karnavaleve që zhvilloheshin në përjashta, sidomos në Venedik”’,-shkruam Beci.

Postimi i plotë

Zbulo pak më shumë për një traditë të mrekullueshme shumëvjeçare! Karnavalet në Shkodër janë quajtur “surretën” ose më saktë ashtu quhen ata që vishen për karnavale.

Gojëdhëna më vjetër e cila na përcillet nga Gjush Sheldia nis kështu: “Në vitin 1860 erdhën në Shkodër dy këpucarë: njani hungarez, Shtjefën Ingris, tjetri Dalmatin, Jovan Drakutinoviqi. Të dy mjeshtrat i tregojshin punëtorve rreth kremtimeve të karnavaleve që zhvilloheshin në përjashta, sidomos në Venedik”.

Tradita tregon se “surretënit” shëtisnin, u binin dyerve të shtëpive, këndonin, kërcenin duke kërkuar shpërblim petullat karakteristike, por edhe fruta të thata.

Nismëtarët e festimit realizoheshin nga disa grupime që zotëronin aftësi për “aheng e dyzen” me daulle e surle, një kortezh me instrumentistë të ndryshëm, valle dhe ekspozim të veshjeve të ndryshme dhe me maska.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit