Home POLITIKE FOTO/ Rama: Q...

FOTO/ Rama: Qendra e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes me kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja

43
0

Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë të mërkurë gjatë një vizite, se Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes hap një tjetër faqe në modernizimin e Ushtrisë shqiptare. I pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e çeljes së kësaj qendre, Rama theksoi se ajo krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat.

“Inovacioni na jep mundësinë që në një kohë të shkurtër të bëjmë kërcime të mëdha përpara, gjë që para 20 apo 30 vitesh do të ishte e paimagjinueshme. Është një bekim që ne duhet ta marrim si një dhuratë të jashtëzakonshme të kohës në këtë pjesë të rrugëtimit tonë dhe duhet ta shfrytëzojmë me të gjitha fuqitë tona. Çdo hap që ne hedhim në këtë drejtim na afron me një shpejtësi marramendëse me pjesën tjetër të botës së zhvilluar”, tha Rama.

Po ashtu Rama tha se në Shqipëri ka plot talente të cilave kjo qendër i referohet përtej kufijve të perimetrit të FA-së. Sipas tij, qëllimi është që Forcat e Armatosura dhe sistemi ynë i mbrojtjes të bëhet edhe një vatër e zhvillimit të teknologjisë.

“Duhet të shohim edhe shumë vende të tjera që tek tek sistemi i mbrojtjes kanë një burim jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe produktiv për gjithë zhvillimin teknologjik të vendit”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit