FOTO/ Rama tregon sesi do të jetë akademia e Manchester City në Durrës

Në ceremoninë e prezantimit të projektit është treguar me foto edhe sesi do jetë kampusi sportiv i Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës.

Ajo që ra në sy është sjellja e trofeve të fituara në sezonin e kaluar nga klubi anglez, si Premier League, Champions League, FA Cup, UEFA Super Cup dhe FIFA Club World Cup.

Projekti në fjalë ka të bëjë me një investim të rëndësishëm, ku talentet do kenë kushtet më të mira të mundshme për të treguar veten dhe për t’u zhvilluar në aspektin profesional.

SHKARKO APP