FOTO/Sabiani realizon tatuazhin e veçantë dedikuar së bijës

Keisi Medini është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar. Ajo fillimisht tërhoqi vëmendje për pamjen e jashtme, ndërsa më vonë u identifikua edhe për zërin e veçantë.

Mirëpo, përpara së gjithash, Keisi njihet si vajza e këngëtarit shumë të pëlqyer nga publiku, Sabiani. Ajo është pika e dobët e babit dhe ky i fundit e tregon në çdo rast.

Së fundmi, këngëtari ka realizuar një super tatuazh dedikuar të bijës. Në krahun e tij, këngëtari ka realizuar gjysmën e portretit të së bijës, bashkuar me gjysmën e fytyrës së një luaneshe.

Ishte vetë Keisi ajo që ndau foton e tatuazhit të Sabianit në InstaStory dhe me siguri duhet të jetë tepër e lumtur për këtë gjest të babait të saj.
/abcnews.al

SHKARKO APP