Fundi i një epoke, Klopp bën gati “valixhet” nga Liverpooli

Humbja përballë Real Madridit në Champions League me rezultatin e thellë 5-2 është vetëm goditja e fundit që Liverpooli i Jurgen Klopp ka marrë në këtë sezon.

Një humbje me tre gola diferencë në shtëpi, e bënë pothuajse të pamundur një përmbysje në Bernabeu edhe pse Liverpooli na ka mësuar shpesh me çmenduri në çdo kompeticion.

Vendi i tetë në Premier League është një tregues se “të kuqtë” janë shumë larg pritshmërive dhe formës që kanë pasur në sezonet e fundit. Praktikisht të eliminuar nga Champions League që në fazën e 1/8-ve, si dhe zyrtarisht të eliminuar nga FA Cup dhe Carabao, Klopp po kalon sezonin më të dobët në drejtim të Liverpool.

Për këtë arsye, hipotezat për një largim të mundshëm të teknikut gjerman kanë nisur të diskutohen. Mediat angleze e konsiderojnë si fundin e një epoke dhe Klopp duhet të jetë në kërkim të aventurës së tij të re, pasi Liverpool mund ta largojë në fundin e sezonit.

SHKARKO APP