Gabriel Escobar: Uroj që drejtimin e opozitës të mos e marrë dikush që na kujton kohët e këqija në vitet ’90

Ndihmëssekretar i Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin, por ka përparuar që nga vitet 90′ dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në çështje ndërkombëtare, si anëtare e NATO.

Shqipëria ka treguar një nivel lidershipi ndërkombëtar. Është mahnitëse kur e mendon se ku e filloi ky vend në vitin 91. Shqipëria ishte vend anëtar i Këshillit të Sigurimit si një vend jo anëtar i përhershëm, por dha një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e Ukrainës dhe ne çështje të tjera ndërkombëtare. Shqipëria është një vend i angazhuar i NATO-s dhe partner në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha Escobar, në një intervistë për Ilva Tare.

Escobar në prag të përfundimit të detyrës së tij, tha se Shqipëria ka ende shumë sfida në luftën kundër korrupsionit dhe i bëri thirrje opozirtës që të jetë e qartë në udhëheqjen e saj, duke gjetur rrugën e saj. “Shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90”, tha ai.

 

SHKARKO APP