Home Rajoni Gabriel Escob...

Gabriel Escobar zbulon shtetin më të korruptuar në Europë

2684
0

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka bërë publik ditën e sotme emrin e shtetit më të korruptuar në Ballkan.

Ai ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

“Nëse shikoni problemet që ka Bosnje Hercegovina, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi.

Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit