Gafa e rëndë e Strakoshës, Acerbi dhe serbi Milinkovic i dalin të parët në mbrojtje

Rikthimi në fushë nga minuta e parë ishte e tmerrshme për Thomas Strakoshën te Lazio. Portieri shqiptar me siguri që nuk do ta harrojë duelin ndaj Galatasaray-it, pas gafës së rëndë që i dhuroi fitoren kundërshtarëve.

Strakosha nuk mundi të kontrollonte një kthim të topit pas nga Lazzari, një veprim që në dukje ishte shumë e lehtë. Ai u dëshpërua së tepërmi pas gafës, por skuadra e tij nuk arriti që të rikuperonte rezultatin.

2021 ka qenë një vit shumë i vështirë për të, pasi në shumicën e ndeshjeve është detyruar që të qëndrojë në stol. Gabimi i mbrëmjes së djeshme do ta bëjë që të rikthehet sërish në stol dhe ta ketë më të vështirë për të fituar duelin ndaj Reinës.

Menjëherë pas gabimit, shokët e tij të skuadrës shkuan për ta ngushëlluar. I pari ishte Acerbi dhe më pas Milinkovic dhe të tjerët. Ata e mbrojtën dhe në intervistat pas ndeshjes, ashtu dhe si ish-portieri i bardhekaltërve, Muslera. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP