Home Sporti Gati eksperim...

Gati eksperimenti i radhës në futboll, arbitrat mund të japin dhe karton portokalli

367
0

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, i cili vendos rregullat e futbollit, po përgatitet të hedhë një hap para rreth kartonëve që mund të akordojnë arbitrat. Në fakt, gjatë takimit të fundit (ABM), organi i dha dritën jeshile fazës së testimit të kartonit portokalli për protesta dhe shkelje specifike.

Eksperimentimi në garat profesionale mund të nisë nga sezoni i ardhshëm në Premier League. Gjatë ABM-së së fundit, organi vendosi të pranojë kërkesat për të eksperimentuar me disa masa të reja që synojnë përmirësimin e sjelljes së futbollistëve ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Mes tyre, në fakt, rregulli i ri më i bujshëm ka të bëjë me përjashtimin e përkohshëm prej 10 minutash, me kartonin portokalli, të cilin zyrtarët e ndeshjes (arbitrat) mund t’ua tundnin lojtarëve fajtorë për sjellje të pandershme ndaj tyre.

Përpara se të futet ky rregull do të jetë e nevojshme të testohet, me eksperimentimin që fillon sezonin e ardhshëm. Vetëm pas testeve, IFAB do të vendosë për rregullin përkatës për ta përfshirë atë në rregullore ose jo.

Një tjetër propozim i shqyrtuar është ai që ka të bëjë me komunikimet brenda fushës. Kapiteni i çdo skuadre, në fakt, do të identifikohet si i vetmi lojtar që do të mund të kontaktojë kryesorin e ndeshjes për të kërkuar shpjegime në lidhje me zgjedhjet e arbitrit.

Një tjetër mjet që IFAB mund të përdorë për të mbrojtur gjyqtarët është kamera e trupit. Eksperimentim bindës, dhe për rrjedhojë afër përfshirjes në rregullore, për komunikimin “live” të arbitrit, pas shikimit të një episodi në VAR.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit