Gazetari Moisi Dalipi në gjendje të rëndë, djali i tij kërkon ndihmë

Komentatori dhe gazetari i njohur vlonjat, Moisi Dalipaj, bën apel për ndihmë. Në një status në rrjetin social “Facebook”, djali i tij ka njoftuar se ai është diagnostifikuar me një sëmundje të rnëdë dhe ka nevojë për ndihmë dhe kontribut nga kushdo.

“Te dashur miq,

Do dëshironim si familje të mos e shkruanim kurrë këtë status, por në këto ditë të vështira na duhet mbështetja juaj.

Babai im i mirë dhe mbi të gjitha komentatori i zellshëm Moisi Dalipaj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë! Si pasojë e së cilës i duhet të kryejë një ndërhyrje tejet të komplikuar e një rrugëtim jo të lehtë që të sigurojë vazhdimësinë e shëndetit të tij.

Moisiu është ai që na ka falur vetëm optimizëm dhe po vazhdon e bën edhe në këto momente shumë të vështira për të. Ndaj sot përulësisht dhe me shumë mirënjohje kërkojmë mundësinë për përballimin e kësaj ndërhyrje urgjente dhe jetike për babin tim.

Kërkojmë ndihmën tuaj dhe të gjithkujt në emër të jetës dhe shëndetit të Moisi Dalipit, nëse mundeni.

Faleminderit paraprakisht,

Familja Dalipaj.

Nr. i llogarise:001510399

Raiffeisen Bank

IBAN: AL84202210050000000001510399

AL 48202110440000000010510399

Sëift:SGSBALTX

Emri: Moisi Fuat Dalipaj

SHKARKO APP