Gazment Bardhi shkon në SPAK: Më shumë kohë më morën shkallët sesa dëshmia!

Gazment Bardhi ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bardhi ka dëshmuar para prokurorëve në lidhje me dosjen “Xibraka”, konkretisht pas akuzave të tij në media për personat e përfshirë në këtë dosje.

“Aty ku isha unë mirë ishte… Më shumë kohë më morën shkallët sesa dëshmia. Pas një denoncimi publik nga selia PD, gjithçka kam denoncuar publikisht mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të Ramës në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK.

Dosja është rihapur, kanë rinisur hetimet. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për rastin. Kam kërkuar rihapjen e hetimit që ishte pezulluar në 2015″, u shpreh Bardhi.

SHKARKO APP