Home POLITIKE Gjekmarkaj në...

Gjekmarkaj në Kuvend: Mangeti intrigues nuk e tërheq qeverinë shqiptare, muri i korrupsionit pengon valët

74
0

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj ka mbajtur fjalën e tij gjatë seancës plenare të sotme teksa diskutohej marrëveshja për Kolegjin e Evropës. Ai tha se një marrëveshje e tillë nuk do të thoshte domosdoshmëisht se Shqipëria është më pranë Evropës, duke theksuar se politikat e qeverisë janë larg asaj çfarë një vend europian duhet të ketë. Deputeti demokrat nuk kurseu ironitë për ministrat kryeministrin Rama gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj tha se qeveria po tenton të pengojë konsolidimin e identitetit europian të shqiptarëve.

Fjala e plotë

Kolegji europian dhe identiteti jo i tillë i Qeverisë shqiptare Kolegji i Europës në Tiranë është një gjë e mirë ndonse diçka simbolike, inkurajuese e pa fuqi politike tërheqëse nga pas. Kolegji eshte ishull per fat te mire ben gjithçka vetë. Europa është përsëri larg, më larg se ura e Qabesë. Magneti i saj integrues nuk e tërheq Qeverinë shqiptare, muri i korrupsionit pengon valet, bëmat si pushkaliqe e mahnisin Brukselin në permasen e çudisë e cila në refuzim shndërrohet.

Për aq sa e kanë rrokur Europen shqiptarët e kanë bërë vetëm nëpërmjet liberalizimit të vizave realizuar nga qeveria e PD, pjesa tjeter është folklor politik. Asokohe enkas qe ndërtuar sistemi tims kaq i dhunuar në sherbim të krimit të organizuar vitet e fundit kur “çunat” morën në dorë vendin duke e bër terbiet, duke i hapur deren dekades së marifetit e lezetit.

Eh “çunat”, deri tani janë mjaftuar vetëm me zgjedhjet, politikat ekonomike, investimet strategjike dhe ato të sigurisë, dashtë Zoti mos ti kapë qejfi e të na bëjnë edhe ato kulturore e arsimore. Gjë e mirë shkolla, gjë e keqe është piramida tejet e madhe e propagandes që po e mbulon atë. Një rëndje e pafund prej muajsh me një zdërhallje fjalësh kuturu, me një kinse gëzim që fillon e mbaron tek propaganda rri mbi ne si re, që nuk sjell shi.

Thelbi i propagandës së agjit-propit për ata që e kanë harruar është transformimi i së vërtetës, duke stimuluar gëzim apo hidhërim të dobishem për një palë duke i ofruar shoqërisë një realitet të thjeshtëzuar pa pikëpyetje, konceptuar mbi dy sisteme ku tek njëri strehohet e mira, e drejta, e bukura, tek tjetri e keqja, e gabuara , e shëmtuara. Në mes rri habia dhe frika, pastaj ndodh një ndërhyrje hyjnore, një ngjarje e madhe nga ku vjen shpëtimi dhe shoqeria merr frymë e çliruar duke thirrur ave-ave Çezare. Sapo qytetari ul frikën, bëhet gjykues për hajninë dhe hajdutët, për uzurpimin dhe uzurpuesit, por atëhere i tundet para syve përsëri rreziku të cilin vetëm Skenderbeu e ndal.

Në ligjërimin e Rilindjes dominon fjalori i kufizuar por i mirë asimiluar dhe i përdorur me shpejtësi, fjala grihet si qofte, premtimi del si petull, gënjeshtra vershon si përrua, mesazhi përsëritet pa fund. Dy buajt që tërheqin fjalitë janë krenaria dhe diniteti duke leruar arën e gjykimit për ta pastruar atë nga cdo formë dyshimi. Hypur në qerre rrinë ministrat dhe kryetaret e bashkive që i shpjegojnë Kryeministrit sipas rastit, të lumtur a të menduar, me nxitimin e punës dhe dashurinë për modestinë vetë suksesin nën udheheqjen e tij. Ai ngryset dhe kokën tund duke krijuar suspancë.

I mbani mënd 11 mijë kilometrat e rrugeve të bëra në periudhen 2005-2013, në pak prej tyre, këto vite bëhet ndonjë vije, vihet një neon e që prezantohen më të rëndësishëm se vetë rruga. Nuk është e rëndësishme të udhëtosh, por ta kryesh atë në kushte estetike. Shija prevalon mbi faktin. Zbulimet e mëdha që të lënë pa frymë janë lubrifikantë, ato të shtangin si Nafta e Shpiragut ku tollonat do bien si flokë dëbore dhe do na hynin vetë në xhep! Mardhënia e re me Historinë dhe Qytetin është mbresëlënëse.

Le ta ilustrojmë! Pak durim të nderuar kolegë dhe rixha Kryetare nëse ma jep hua një minut më shumë. Zonja Spiropali më e spikatura e diskursit rilindas shfaqet prej kohesh si Zoja e Shkodres ( Madona di Scutari e thërrisnin venedikasit ) per ata që se dinë bëhet fjalë për shenjtoren mbrojtëse e cila iku në Itali nga qielli kur qyteti u pushtua nga turqit. Psh. Ministrja në fjalët, në esklamacionet e veta veneruese me refrene koliqiane duket sikur ka ndërtuar kalanë e Shkodres gati duke na mbushur mendjen se ajo vetë është Rozafa!

Pas një rehatimi të shkurtër nga lodhja ka gërryer tokën dhe u ka dhënë rrugë dy lumejve Drinit e Bunës dhe një gropë të madhe të cilën bidon pas bidoni e mbushi me ujë dhe e quajti liqen, pastaj ndertoi Kishën e Madhe dhe Xhaminë e Plumbit, bandat muzikore dhe teatrot, bibilotekat e fototekat, Piacën dhe Kafen e madhe, Bashkinë dhe Bahçe miletin. Tek keso punësh bëntë atë e admironte vete Teuta, Barleti, Idromeno, Dedë Gjo Luli, Fishta, Migjeni, Preng Jakova i cili mund të bëjë operen “Elisa”,e plot të tjerë.

Pra ka krijuar Shkodrën dhe bashkë me Kryeministrin artist shëtisin rrugëve dhe u thonë Shkodranëve e shihni more harama, çfarë qyteti ju kemi bërë? Ne habitemi e themi, shih shih bën Shkodrën. Ministrat e tjerë bëhen xheloz dhe rendin ti marrin atributet natyrës dhe historisë. Ulsiu kontribuoi tek muret ilirike të Lezhes duke u çuar ujë me mushk muratorve dibranë. Tao thau fushat e Myzeqesë, dogji pyjet e Fierit dhe formoi koperativën e parë në Krutje. Damua shkroi alfabetin e Dhaskal Todrit dhe ndërtoi shkollën normale të Elbasanit. Llatjen landrejtor ne vend te Gurakuqit.

Çuçi luftoi në vend të Muzakajve, pikturoi Magalemin dhe lumin Osum bashkë me Kalanë e famshme të Beratit. Toni nuk u mor me punë fizike se hodhi fjalën e perendisë mbi leter në kodiket e pupurt. Majko ka udhehequr Divizionin e parë sulmues për të kaluar Shkumbinin dhe shkatërruar reaksionin në veri. Në Kukes ka luftuar si Shefqet Peçi. Klosi i dhënë pas peshkut ka suvatuar fabriken e Konservave në Vlorë dhe minierën e Bitumit në Selenic. Një tjeter, si Zoti rruzullinë lëshoi edhe ajo mbi dhe Gjirokastren vendosi , madje vete veprat e Kadaresë dhe të Çabeut.

Ndërsa Edi Rama ka bërë betejat me romaket, turqit, ka mbrojtur Krujën, ka luftuar me Rrapo Hekalin, ka dredhur duhan me Oso Kuken, ka qënë në Tanzimat dhe tek Xhonturqit, ka shpallur pavarësinë, ka ideuar Kongresin e Lushnjes, ka qënë Arqipeshkëv, Krye Dhespot, KRYEMYFTI, KRYEGJYSH , BABA E BABO.

Në betejen e Tendes së qypit u dha derrmen pushtuesve, në atë të Mezghoranit i ra borisë i plagosur. Sazeve jua ka terezitur në reformën agrare, ideolog i revolucionin demokratik dhe tani Kryeminister, si sakrifica e fundit!

Dikush që dëgjon fjalimin tim thotë paska lojtur nga fiqiri i uruari, largon vëmendjen nga inceratoret, sterilizmi, timsi, interpelancat e mohuara nga Kryeministri , mocionin me debat gjithashtu, nga rënia e Gjykates Kushtetuese po aq , nga drejtoret berberë që të rruajnë e të qethin, nga 5D-të që ngërdheshën pasi kanë vjedhur, nga ai tjetri që rrëmben të dhënat private të shqiptarve, nga segmente të drejtesisë që mbajnë e marrin peng Opoziten dhe Liderin e saj, të parës duke turbulluar simbolet, të dytit duke i hequr lirinë pa akuzë e hetim per llogari të Edi Rames, duke pezulluar pluralizmin dhe trukuar garen.

Kjo nuk ndodh në Europë, nuk mesohet në asnjë kolegj të saj. Çfarë unë thashë më siper duke luajtur jo shumë me fantazine janë masa, etaloni që kjo qeveri ka me të vërteten dhe manipulimin e saj. Po kaq, forca e errët për të luajtur më të duke penguar konsolidimin e identitetit europian të shqiptarve dhe konfirmuar sjelljen, identitetin e hiles kundër rregullit aspak europian të një qeverie që vjedh Shqiperinë për të vjedhur votat sipas stilemës rilindase. Një zemërim europian e bën më të dobishme shkollën e saj në Tiranë sesa panegjeriket e shërbetosur për të.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit