Gjekmarkaj: Në optikën time, Berisha nuk duhet të kthehet më në PD

A duhet të rikthehet Sali Berisha në PD? Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, thotë se ai nuk sheh shanse të rikthimit të ish-kryeministrit, paçka se Berisha po mobilizon bazën me takimet nëpër Shqipëri me demokratët.

”Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje.

Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa.

Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij. Unë besoj që këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan”,-tha në ”Open”.

SHKARKO APP