Home Sporti Gjimshiti në ...

Gjimshiti në formacionin më të mirë të javës në Europa League

138
0

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë pas triumfit në Europa League, është kthyer në një element shumë të rëndësishëm te Atalanta dhe jo vetëm.

Gjimshiti është vlerësuar gjerësisht me një ndër notat më të larta në finalen e madhe të Europa League-s, garanci në mbrojtjen bergamaske, ndërkohë që një ditë më pas faqja e specializuar “Sofascore” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të të gjithë sezonit në Europa League.

Vlerësime të merituara për një futbollist që ka shfaqur rritje të jashtëzakonshme në vitet e fundit, me saktësinë , vazhdimësinë dhe pjekurinë e tij, ashtu siç ka bërë edhe në Kombëtaren Kuqezi.

Kapiten i skuadrës së Sylvinhos, Gjimshiti është pa dyshim një ndër shtyllat më të forta edhe për në Euro 2024, aty ku shkon me statusin e një kampioni të Evropës në nivel klubesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit