GJKKO e liroi, SPAK ankimon vendimin për ta kthyer Alqi Bllakon në burg

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon rikthimin në qeli të ish-deputetit Alqi Bllako, për të cilin Gjykata e Posaçme ndryshoi masën në arrest shtëpie muajin e kaluar.

Mësohet se seanca gjyqësore është caktuar që të mbahet më datë 9 nëntor, në orën 09:00.

Gjykata vendosi më 6 tetor caktimin e masës ‘Arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.

Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’. Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

SHKARKO APP