Gjykata e Apelit të Shkodrës urdhëron Prokurorinë të nisë hetimet për Bashkinë e Vaut të Dejës

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka urdhëruar Prokurorinë të nisë hetimet për akuzat e PD mbi punësimet elektorale në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Tashmë Prokuroria do të thërrasë kryebashkiakun Mark Babani dhe personat përgjegjës për punësimet.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës duke theksuar se ka prova konkrete që e implikojnë Bashkinë e Vaut të Dejës në punësime masive për fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se provat janë vetëm maja e ajsbergut dhe masakrës elektorale që ka bërë PS.

SHKARKO APP