Gjykata e Korçës lë në burg 11 të arrestuarit e “Tempullit” të drogës

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 11 të ndaluarit vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacioni “Tempulli”.

Pjesa më e madhe e tyre ka deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike dhe sasinë e vogël që u është gjetur e kanë patur për përdorim vetjak, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Për prokurorinë ka prova të mjaftueshme që fajësojnë të 11 të ndaluarit për t’i mbajtur pas hekurave deri në përfundim të hetimit.

SHKARKO APP