Home POLITIKE Gjykata e Lar...

Gjykata e Lartë rrëzon Arben Ahmetajn. 4 apartamente dhe 2 llogari bankare mbeten të sekuestruara

101
0

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për të hequr sekuestron ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare, në shumën 124 300 euro.

Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti.

Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit.

Vetë Ahmetaj ndodhet jashtë vendit, në kërkim nga policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit