Greqi, regjistrohen 30 viktima dhe 1 mijë e 339 raste të reja nga COVID-19
Bota E Martë, 8 Qershor 2021 20:34
Greqia ka shënuar një rritje shifrash këtë të martë nga COVID-19. 30 viktima dhe 1 mijë e 339 raste të reja u regjistruan.
Një ditë më parë Greqia kishte 34 viktima dhe 808 raste të reja.
Gjithsesi lajmi i mirë është se po bien shtrimet në spitale pasi vetëm 381 pacientë kanë mbetur në intubim.