Home Euro 2020 Greqia përpla...

Greqia përplaset me Maqedoninë e Veriut për logon në fanellë!

22
0

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar një letër këtë të diel homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, duke i kërkuar që përfaqësuesja e tij të respektojë marrëveshjen e Prespës, për ndryshimin e emrit të kësaj ish-republike jugosllave.

Në letër, Dendias theksoi se për të zbatuar plotësisht marrëveshjen, e cila u dha fund mosmarrëveshjeve çerekshekullore midis Athinës dhe Shkupit, ekipi i Maqedonisë së Veriut nuk mund të luajë në Kampionatin Evropian me shkurtesën “MKD”, pasi duhet të përdorë një tjetër që korrespondon me emrin zyrtar si “NM” (Maqedonia e Veriut) ose “RNM” (Republika e Maqedonisë së Veriut).

Ndërkohë, ministri grek i Sporteve, Lefteris Avgenakis, i dërgoi një letër tjetër këtë të shtunë presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke i kërkuar të ndërhynte për të njëjtën arsye.

Skuadra maqedonase përballet me Austrinë në Stadiumin Kombëtar të Bukureshtit (18:00), në një ndeshje që do të hapë Grupin C, ku janë shortuar gjithashtu Ukraina dhe Holanda.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit