Griezmann: Atetico Madrid ekipi ideal për t’u kthyer në formën time më të mirë

Pas dy sezonesh nën hije te Barcelona, Antoine Griezmann u rikthye te Atletico Madrid në orët e fundit të merkatos së verës, këtë herë në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Pesë ndeshjet e para të Griezmann me fanellën e Los Colchoneros nuk ishin në nivelin e pritshmërive, megjithatë francezi do të linte gjurmë në duelin ndaj Milanit duke shënuar golin e barazimit.

“E di që duhet të punoj shumë më tepër, pasi starti i sezonit këtu nuk ka qenë i mirë për mua. Duhet të përshtatem me stilin e lojës dhe të rrit vetëbesimin, pasi kam ardhur vetëm në orët e fundit të merkatos.

Megjithatë doja të rikthehesha me patjetër, pasi ky është vendi ku ndihem mirë dhe jam i bindur që mund të arrij në nivelet më të larta të formës time personale”, u shpreh Griezmann.

SHKARKO APP