Gruaja denoncon bashkëshortin se i ka marrë fëmijët, shpallet në kërkim 43-vjeçari nga Fushë-Kruja

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç (me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP