Guardiola: Jemi të pafajshëm, nuk largohem nga Manchester City

Manchester City është nën hetime për shkelje të ndryshime që ka bërë në vitet e fundit, teksa rrezikon dhe rënien nga kategoria. Pikërisht për këtë fakt ka reaguar dhe Pep Guardiola në konferencën e zakonshme, ku nuk mungoi një koment për situatën dramatike në Turqi.

“Fjalët e mia të para për klubin janë mendime për njerëzit në Turqi dhe Siri për këto momente të tmerrshme.

Dënimi i mundshëm? Mendimi im i parë është se tashmë jemi dënuar. Ajo që ndodhi është e njëjta gjë që ndodhi me Uefa-n. Ne kishim akuza, dhe jemi të akuzuar. Klubi dëshmoi se ishin të pafajshëm [për akuzat e UEFA-s].

Ne jemi me fat që jetojmë në një vend të mrekullueshëm ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet fajësia.

Çfarë do të ndodhë? Nuk e di. Personalisht, jam i lumtur që jam këtu pasi, si UEFA, kemi mundësinë të mbrojmë veten. Ne kemi një avokat të mirë, jo se UEFA kishte avokatë të këqij. Mendoj se Premier League, e mbështetur nga 19 ekipe, do të marrë edhe avokatë të mirë për të mbrojtur pozicionin e tyre.

Jam i bindur se jemi të pafajshëm, si do që të shkojë situata, unë ju siguroj që do të vijojë të jem në krye të kësaj bankine. Për këtë jam i bindur”, deklaroi Guardiola.

SHKARKO APP