Guardiola: Ka ardhur koha të blejmë një libër të ri, kemi fituar gjithçka!

Pep Guardiola ka ende edhe një vit kontratë te Manchester City, por fjalët e tij vetëm pak ditë pas fitimit të Botërorit për klube kanë nxitur spekulimet për largimin nga stoli pas tetë sezoneve ku fitoi gjithçka.  Deklarata ishte e drejtë për drejtë, ku fitimit të Tripletës, triumfet u shtuan edhe me Superkupën e Europës dhe Botërorin për klube.

“Jam i lumtur për çfarë kemi arritur në gjithë këto vite. Kujtoj 5 titujt në Premier League, 4 Superkupa të Anglisë, trofetë e FA Cup dhe gjysmëfinalet e luajtura. Por, tani kënaqësia është të kesh pesë trofe së bashku dhe të shohësh njerëzit që bëjnë foto. Kjo të kujton punën e madhe që kemi bërë.

Është ndjesi e bukur. Duket sikur puna përfundoi vërtetë. E mendoja këtë sukses kur fituam Champions. Pastaj ishte Superkupa e Europës, që na mungonte. Më tej Botërori për klube, trofe të cilin nuk e kishim. Tani kemi gjithçka. Ka ardhur koha të blejmë një libër të ri dhe të fillojmë të rishkruajmë historinë nga e para”, u shpreh Guardiola.

 

SHKARKO APP