Home Sporti Guardiola: Pa...

Guardiola: Pa Haaland nuk do të kishim asnjë trofe, është themelor për ne

43
0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në prag të ndeshjes së radhës ndaj Luton.

“Ne po luftojmë për titullin, nuk mund të humbasim pikë. Premier League është shumë e rëndësishme për ne. Unë pres një ndeshje të ngjashme me atë të luajtur në FA Cup, kur në fund fituam 2-1. Duhet të jemi gati për këtë përballje, që është delikate.

Kritikat ndaj Haaland? Ai po luan më shumë minuta dhe po mëson se çfarë duhet të bëjë. Objektivi nuk është të fitojë Topin e Artë. Objektivi është të fitojë Premier League, Champions League, FA Cup, Carabao Cup dhe ai e bëri atë.

Pa të, asnjë nga këto trofe nuk do të ishte e mundur. Për ne ai është një lojtar themelor. Foden? Nuk kam folur me mjekët. Sot pasdite do të stërvitemi, do të kemi një takim dhe do të shohim”, tha Guardiola.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit