Guardiola shpallet trajneri i vitit në Premier League

Pep Guardiola është shpallur trajneri i sezonit në Premier League për të pestën herë pasi udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të katërt radhazi.

Mikel Arteta i Arsenalit, Unai Emery i Aston Villas, Andoni Iraola i Bournemouthit dhe Jurgen Klopp i Liverpoolit ishin në listën e 5 trajnerëve në një votim publik të kombinuar me një panel ekspertësh të futbollit.

“Dua ta ndaj këtë çmim sidomos me Mikel Artetën për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri në ndeshjen e fundit, duke na shtyrë në kufijtë tanë.

Sigurisht, ky çmim është edhe për Jurgen Kloppin, për betejat e paharrueshme për shumë e shumë vite. Dhe për Unai Emery, që ka bërë diçka të pabesueshme përsëri, duke e çuar Aston Villën në Champions.

Dhe për Andoni Iraolan e Bournemouthin, duke qenë sezoni i tij i parë në Premier League. Është nder të jem përkrah të gjithëve dhe të fitoj këtë trofe”, tha Guardiola.

SHKARKO APP