Home Sporti Gundogan dhe ...

Gundogan dhe bashkëshortja bëjnë gjestin e madh për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi

906
0

Ylli i Manchester City-it, Ilkay Gundogan dhe gruaja e tij Sara kanë bërë një gjest të përzemërt për viktimat e tërmetit në Turqi. Më shumë se 17,000 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri që nga tërmeti shkatërrues që goditi orët e para të mëngjesit të së hënës.

Mbi 14,000 persona kanë humbur jetën në Turqi. Të mbijetuarit po nxirren ende nga rrënojat, megjithëse koha po kalon. Familja Gundogan po bën të gjitha përpjekjet e tyre për të ndihmuar.

Sipas BILD , babai i mesfushorit ndodhet në terren në Balikesir dhe po ndihmon për t’u kujdesur për transportin. Gundogan dhe partnerja e tij kanë dhuruar dy kamionë bukë për të ndihmuar ata që janë prekur nga ky tërmet shkatërrues.

“Mendimet tona janë tani me njerëzit në zonat e krizës. Është thelbësore që ne të gjithë të qëndrojmë së bashku tani. Njerëzit varen nga ndihma jonë”, thuhet në një reagim të familjes Gundogan. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit