Gundogan drejt transferimit falas te skuadra e Barcelonës

Ilkay Gundogan verën e këtij viti mund ta shohim me fanellën e skuadrës së Barcelonës. Lajmi është raportuar nga  “El Chiringuito”, që shton se mesfushori të cilit i mbaron kontrata këtë vit, ka gjetur një marrëveshje me klubin blaugrana, me miratimin e Xavit dhe drejtuesve sportiv, gjithmonë sipas informacioneve në programin televiziv.

Gundogan do të përforconte bërthamën e një Barcelone që ende nuk e di se çfarë do ë vendosë Busquets për të ardhmen e tij. Barcelona ka kohë që qëndron pas Gundogan dhe është një emër që i përshtatet prioriteteve të saj sportive dhe ekonomike.

Fakti që kontrata e tij skadon në fund të sezonit do të lehtësonte operacionin financiar të Barcelonës për të ndërmarrë ardhjen e tij. Klubi katalanas ka shumë vështirësi financiare, ndaj synon të shfrytëzojë okazione të tilla si kjo me Gundogan.

SHKARKO APP