Home Sporti Gundogan krit...

Gundogan kritikon Araujo-n: Më mirë ta linte që të shkonte përballë portierit

76
0

Barcelona u përmbys në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Champions League ndaj PSG me parizienët, që triumfuan me shifrat 1-4. Në fakt, ndeshja nisi në mënyrë të përkryer për spanjollët që kaluan në avantazh me Raphinhan.

Një karton i kuq nga Ronald Araujo në minutën e 29, kompromentoi ndeshjen e të besuarve të Xavi Hernandez, teksa më pas nisi përmbysja e francezëve. Ilkay Gundogan nuk e kurseu shokun e skuadrës, duke theksuar se ndoshta do të ishte më mirë nëse Araujo do ta kishte shmangur ndërhyrjen ndaj Barcola.

“Jam shumë i zhgënjyer, kualifikimi ishte në dorën tonë, por ia dhuruam kundërshtarëve në mënyrën më të lehtë. Është pak e vështirë të mendosh se çfarë të bësh në momente si ai i Araujos, por nëse zgjedh të ndërhysh duhet të jesh i sigurt se do të kapësh topin.

Në të kundërt është më mirë që të pësosh gol, apo edhe ta lejosh kundërshtarin të dalë vetëm për vetëm me portierin pasi nuk dihet nëse Barcola do të shënonte me siguri. Mendoj se duhej që Araujo t’i dhuronte mundësinë portierit që të ndërhynte”, tha Gundogan.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit