Haaland është i papërmbajtshëm, vendos një tjetër rekord në Champions League

Man.City siguroi mbrëmë fitoren e 5 në 5 ndeshje në fazën e grupeve, 15 pikë të plota. Edhe pse Grupi G nuk kishte asnjë histori, në lidhje me dy ekipet që kalojnë më tej, pasi City dhe Leipzig e kishin arritur më herët këtë objektiv.

Erling Haaland ishte sërish protagonist. Në minutën e 54-ët, sulmuesi norvegjez ngushtoi shifrat, që do të përmbyseshin nga Foden dhe Alvarez.

Ky ishte goli i tij i 40-të në Champions League duke u shndërruar në lojtarin më të ri në histori që arrin këtë kuotë, në 35 ndeshje në dispozicion. Van Nisterlrooy i ka realizuar 40 gola në 45 ndeshje, ndërkohë që Mbappe e ka arritur këtë shifër në 59 ndeshje dhe Messi në 61.

SHKARKO APP