Haaland pakt verbal me Dortmundin, largohet në fund të sezonit te …

Ekziston një pakt verbal mes Borussia Dortmund dhe Erling Braut Haaland. Skuadra gjermane nuk lejoi largimin e ish-futbollistit të Salburgut gjatë verës, por i ka premtuar se një gjë e tillë do të ndodhë në fund të sezonit.

Duke cituar burime të drejtpërdrejta që vijnë drejtpërdrejt nga klubi gjerman, Dortmundi do të jetë në pritje të ofertave në verën e vitit 2022, edhe pse është përfolur për një klauzolë prej 75 milionë eurosh.

Marrëveshja midis palëve parashikon që Borussia Dortmund të arrijë gjuhën e përbashkët me Real Madridin, që është dhe skuadra ku ka zgjedhur norvegjezi për t’u transferuar. Ofertat nga klubet e tjera mund të merren parasysh vetëm nëse futbollisti do të ndryshojë mendim. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP