Hakimi drejt PSG, Interi mendon për zëvendësuesin nga Premier League

Achraf Hakimi pritet të zyrtarizohet te PSG për 60 milionë euro dhe 10 milionë në formë bonusesh, ndërkohë që Interi po mendon për pasuesin e mbrojtësit maroken.

Sky Sport raporton se klubi italian ka nisur kontaktet me Arsenalin për spanjollin Hector Bellerin, madje i ka bërë edhe një propozim.

Interi po tenton ta huazojë dhe të përfshijë në marrëveshje një klauzolë që i jep mundësinë për ta blerë. Arsenali e vlerëson Bellerin me 20 milionë euro. Nëse dështohet për mbrojtësin spanjoll, alternativë është Davide Zappacosta.

SHKARKO APP