Hapen me 100 për qind të kapacitetit stadiumet në Spanjë

Spanja hap stadiumet në kapacitet të plotë duke filluar që nga derbi i kësaj të premteje mes Athletic Bilbaos dhe Deportivo Alaves që do të zhvillohet në San Mames.

Ministria e Shëndetësisë dhe Këshilli ndërkombëtar i Shëndetit vendosën këtë të mërkurë që impiantet e hapura të mbushen në masën 100% që nga data 1 tetor deri në 31 tetor të këtij viti dhe duke parë si do të jetë situate në vend nga pandemia COVID-19, ky vendim mund ta zgjatet edhe për muajt nëntor dhe dhjetor.

Maskat do të jenë të detyruara të mbahen nga të gjithë pranishmit, ashtu si edhe distanca e sigurisë prej 1.5 metrash. Masat kundër COVID-19 do të vazhdojnë të ekzistojnë por e rëndësishme është që skuadrat e La Ligas do të kenë mundësi të mbështeten te fansat e tyre në kapacitetin maksimal në çdo ndeshje

SHKARKO APP