Hidhet shorti për Kupën e Amerikës, Brazilit dhe Argjentinës i “buzëqesh” fati

Argjentina dhe Brazili patën shorte të favorshme në Miami për edicionin e vitit të ardhshëm të kompeticionit të Copa America. Përfaqësuesja argjentinase do ta nisë turneun në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta, të Georgias, më 20 qershor kundër fituesit të çiftit Kanada-Trinidad dhe Tobago, që do të ndeshen në play-off.

Në Grupin A janë edhe Peruja e Kili, rivalët e albiçelesteve në edicionin e 2016, ku Mesi dhe shokët e tij u mundën me penallti. Brazili, është në Grupin D bashkë me Kolumbinë, Paraguajin, dhe fituesin e çiftit të sfidës play-off Honduras-Kosta Rika.

SHBA-të përballet me Bolivinë, Panamanë në dy sfidat e para të Grupit C, e më pas me Uruguain, që ashtu si Argjentina e ka fituar 15 herë këtë trofe.

Meksika është në Grupin B së bashku me Xhamajkën, Venezuelën dhe Ekuadorin. Dy përfaqësueset e para të grupeve kualifikohen në çerekfinale. Eventi nis më 20 qershor e përfundon më 14 korrik.

2024 CONMEBOL Copa America Pots and seeds : r/soccer

SHKARKO APP