Holanda ka në skuadër lojtarin më të vjetër të “Euro 2020”

Holanda po kthehet ngadalë në elitën e kombëtare të botës, teksa do të kenë në skuadër lojtarin më të vjetër të këtij Europiani, Maarten Stekelenburg. Pas përjashtimit të Cillessen, ai diskuton fanellën e titullarit me Krul dhe të sapoardhurin, Marco Bizot, të thirrur pas vendimit të trajnerit De Boer.

Duke luajtur në ndeshjet e grupeve dhe ndoshta më vonë, Stekelenburg do të jetë më i vjetri në fushë në këtë kompeticion. Sidoqoftë, jo më i vjetri absolute në të gjithë Europianët. Në edicionin e kaluar, portieri hungarez, Kiraly, në fakt luajti 40 vjeç.

Stekelenburg ka një kontratë me Ajaxin deri më 2022, kur do të jetë disa muaj larg të 40-tave. Stekelenburg është thirrur nga De Boer për Kampionatin Europian të kësaj vere, pavarësisht se nuk ka luajtur me ekipin kombëtar holandez që nga viti 2016.

SHKARKO APP